Sport

Stevens emërohet trajner i Schalkes

Stevens emërohet trajner i Schalkes

Huub Stevens është emëruar trajner i ri i Schalkes, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Domenico Tedesco.

Schalke të enjten mbrëma shkarkoi Tedescon si pasojë e rezultateve të dobëta. Schalke pësoi humbje të thellë 7:0 të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve nga Manchester City, transmeton Koha Ditore.