Klubet e mëdha evropiane të futbollit do të bojkotojnë formatin e ri të Botërorit të klubeve të propozuar nga FIFA, duke lënë planet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në dyshim dhe duke rrezikuar një ndarje të madhe në futboll.
Infantino ka propozuar një Botëror të klubeve me 24 skuadra, transmeton Koha Ditore.
Në një letër dërguar UEFA-s dhe Infantinos nga kreu i Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), Andrea Agnelli, është bërë e qartë kundërshtimi që kanë klubet evropiane ndaj idesë së zgjerimit të Botërorit të klubeve dhe se kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë garë, siç njofton gazeta gjermane "Suddeutsche Zeitung".