Sport

Abrashi kthehet në Kombëtare pas një viti e gjysmë

Descriptive Text

Mesfushori i Eintracht Frankfurtit, Amir Abrashi, është kthyer te Kombëtarja e Shqipërisë pas mungesës së gjatë. Abrashi ka nisur të luajë me ekipin gjerman vetëm para një muaji, meqë ishte i lënduar dhe pauzoi për gati një vit.

Por një muaj dhe pak ndeshje kanë mjaftuar që Abrashi të gjejë emrin e tij në listën e publikuar të enjten nga seleksionuesi Christian Panucci për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Abrashi ka 37 paraqitje me Shqipërinë, kurse herën e fundit ishte pjesë e ekipit kuqezi për ndeshjet eliminatore të botërorit "Rusia 2018" kundër Lihtenshtajnit e Maqedonisë, të zhvilluara në shtator të vitit 2017. Pra, para një viti e gjysmë u vesh për herë të fundit kuq e zi.

Panucci ka ftuar 24 futbollistë për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)