Arsenali në epërsi të hershme ndaj Rennesit, Interi pëson gol nga Eintracht Frankfurti

Arsenali në çerekfinale të Ligës së Evropës, Interi eliminohet nga Frankfurti

14 March 2019 21:08
22:56

Arsenali ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës pasi ka eliminuar Stade Rennesin me rezultat të përgjithshëm 4 me 3.

Pas humbjes 3 me 1 në ndeshjen e parë në Francë, “Topçinjtë” përmbysën rezultatin në ndeshjen e kthimit duke fituar 3 me 0. Dy gola i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang teksa një tjetër u shënua nga Maitland-Niles.

Nga 1/8 e finales është eliminuar Interi që u mposht në shtëpi nga Frankfurti 0 me 1 me golin e shënuar nga Joviq.

22:36

Arsenali prek çerekfinalen

Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin në ndeshje me Rennesin.

Sulmuesi nga Gaboni shënoi në minutën e 72-të për 3 me 0.

21:21

Arsenal dyfishon epërsinë ndaj Rennesit

Maitland-Niles ka realizuar golin e dytë për Arsenalin ndaj Rennesit në minutën e 15-të. Ai u asistua nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Me rezultatin 2 me 0, Arsenali kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës.

21:08

Arsenali në epërsi të hershme ndaj Rennesit, Interi pëson gol nga Eintracht Frankfurti

Arsenali ka kaluar herët në epërsi ndaj Rennesit në Ligën e Evropës për të ngjallur shpresat për kalim në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pierre-Emerick Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e pestë për të çuar rezultatin e përgjithshëm në 2 me 3, pasi francezët kishin fituar 3 me 1 në ndeshjen e parë.

Në minutën e pestë ka pësuar gol edhe Interi në përballjen me Eintracht Frankfurti. Golin e shënoi Luka Jovic. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0 me 0.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme