Ronaldo beson se Juventusi mund të përmbysë Atleticon në “Champions”

Ronaldo beson se Juventusi mund të përmbysë Atleticon në “Champions”

10 March 2019 23:35

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka kërkuar nga fansat e klubit që të mendojnë pozitivisht dhe të besojnë se skuadra mund të përmbysë humbjen nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” u mposht 2 me 0 në Wanda Metropolitano në takimin e parë të 1/8 së finales, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet të martën në Torino.

“Ekipi, sipas mendimit tim, po ka një sezon fantastik. Jemi në majë të ligës, 16 pikë para të dytit dhe jemi të lumtur me atë që po bëjmë. Fituam Superkupën ndaj Milanit, tani qëllimi është liga, sigurisht, edhe Liga e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “JuventusTV”, transmeton Koha.net. Dallimi ndaj Napolit u bë 18 pasi skuadra napolitane barazoi 1 me 1 me Sassuolon të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se skuadra është e mirë dhe kemi besim. Duhet ta bëjmë atë mbrëmje speciale. Dua t’u them fansave që të martën të mendojnë pozitivisht, le të besojnë. Është e mundshme, por na duhet ndihma juaj që ta bëni stadiumin e bukur, bashkë të gjithë. Na duhet ndihmua juaj, teksa ne bëjmë punën tonë në fushë, përpiqemi të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen dhe na duhet përkrahja juaj. Bëhuni gati për rikthim”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme