Sport

Dembele në dyshim për sfidën ndaj Lyonit

Descriptive Text

Ousmane Dembele është në dyshim për ndeshjen e kthimit ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës pati një problem muskulor në fitoren prej 3 me 1 ndaj Rayo Vallecanos, raporton Marca.

Testet pas ndeshjes kanë treguar se ai kishte pësuar një tërheqje të bicepsit femor të këmbës së tij të majtë, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse francezi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Lyonit, të mërkurën mbrëma.

Ky nuk është lëndimi i tij i parë këtë sezon, pasi më parë kishte humbur pesë ndeshje shkaku i një lëndimi.

Kurse sezonin e kaluar kishte humbur disa muaj shkaku i lëndimit.