Sport

Atletico në garë për De Ligtin

Pas Barcelonës e Juventusit edhe skuadra e Atletico Madridit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, raporton gazeta spanjolle "Marca".

De Ligt, i cili po vlerësohet ndër mbrojtësit më të talentuar në Evropë, te Atletico shihet si zëvendësim për Diego Godinin, i cili në fund të këtij edicioni do t'i bashkohet skuadrës së Interit, përcjell Koha Ditore.

Holandezi 19-vjeçar, është produkt i akademisë së Ajaxit kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016.

Ai këtë edicion është kapiten i Ajaxit dhe deri më tani ka 39 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola. De Ligt që ka 13 paraqitje me Holandën, ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2021.