Sport

LeBron James lë prapa Jordanin, Lakers pëson sërish

Foto: Reuters

LeBron James edhe pse me shumë gjasë nuk po mund të kualifikohet në fazën “Play-off” për herë të parë pas shume vitesh në aspektin personal është duke shkruar historinë.

“Mbreti” James me 31 pikët në ndeshjen kundër Denver Nuggets, ka kaluar legjendën Michael Jordan në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-it, me James që tani renditet i katërti dhe ka përpara vetes legjendën e klubit të tij aktual Kobe Bryant, transmeton KTV. 

Mirëpo në aspektin ekipor James dhe Lakers ia kanë komplikuar vetes edhe më shumë punët me disfatën në shtëpi ndaj Denverit, me rezultat 115:99.

Më i miri te skuadra nga Kollorado ishte Will Barton me 23 pikë e 5 asistime.