Sport

Hoxha: Nuk shfrytëzuam rastet ndaj Prishtinës, morëm rezultat pozitiv

Futbollisti i Feronikelit, Yll Hoxha ka thënë se ekipi i tij mund të merrte pikët e plota në derbin e sotëm ndaj Prishtinës sikur të shfrytëzonte rastet që ka krijuar.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Feronikeli mori rezultat pozitiv ndaj Prishtinës, duke mbajtur primatin me pesë pikë më tepër se klubi nga kryeqyteti i Kosovës.

“Në ndeshje kemi hyrë për të marrë rezultat pozitiv, edhe barazimi na konvenoi. Përpak nuk arritëm të marrim pikët e plota. Episodet vendosin ndeshjet. Kontrolluam më shumë ndeshjen, e duhet ta kenë të gjithë parasysh se është një derbi e mund të ndodhë gjithçka. Kishim edhe dy raste të tjera por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, por është rezultat pozitiv për ne”, ka deklaruar Hoxha.