Sport

Rashford flet pasi realizoi golin që kualifikoi Unitedin në çerekfinale

Rashford flet pasi realizoi golin që kualifikoi Unitedin në çerekfinale
Foto: Uefa
 

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka folur pasi realizoi golin vendimtar të ndeshjes PSG-United në takimin e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi golin e tretë në fitoren 1 me 3 për të përmbysur humbjen nga dueli i parë që i takoi parisienëve 0 me 2. Golin Rashford e shënoi në minutat e fundit të ndeshjes nga një gjuajtje e fuqishme prej penaltisë.