Interi pritet të fitojë garën me Real Madridin për transferimin e mesfushorit të River Plates, Exequiel Palacios, bëjnë të ditur mediumet italiane të mërkurën.
Mesfushori argjentinas ishte pranë të firmoste kontratë pesëvjeçare me Realin, ndërsa skuadra madrilene do të paguante 15 milionë euro sa është klauzola për lirim e tij në kontratën me Riverin.
Mirëpo, nuk është arritur marrëveshje në janar dhe tash Interi është futur në mes, transmeton Koha Ditore.
"Nuk ka një marrëveshje të përfunduar me Realin. Ne kemi pasur shumë takime me ta, por marrëveshja nuk ka mbaruar. Tash çështja është ftohur. Javier Zanetti i Interit më telefonoi dhe isha shumë i lumtur. Unë i thashë atij se do të ishim të nderuar të firmosnim me Interin", ka deklaruar Renato Corsi, agjenti i Palaciosit.