Sport

Futboll, xhiroja e 21-të hapet në Suharekë

Foto: KF Ballkani / Ilustrim

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do ta hapë xhiron e 21-të të Ipko Superligës në futboll, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sot) prej orës 13:30 në Suharekë dhe është e vetmja e kësaj dite, pasi duelet e tjera luhen të mërkurën (6 mars), transmeton Koha Ditore.

Skuadra e Ballkanit zë vendin e tetë me 27 pikë, dy më pak se Drita që renditet e katërta në tabelë. Ndërkohë të mërkurën janë në program pesë ndeshjet tjera të xhiros së 21-të.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:30, me përjashtim të asaj derbi në stadiumin "Fadil Vokrri" ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

Çiftet e tjera, janë: Gjilani - Llapi, Drenica - Flamurtari, Trepça '89 - Liria e Ferizaj - KEK-u.