Agjenti i Balet kritikon tifozët e Realit

Agjenti i Balet kritikon tifozët e Realit

04 March 2019 22:48

Gareth Bale është larguar nga fusha mes vërshëllimave në El Clasicon ndaj Barcelonës duke nxitur edhe më shumë spekulimet se shumë shpejt ai mund të largohet nga Real Madridi.

Teksa uellsiani po dilte nga fusha e lojës në El Clasicon e së shtunës, është vërshëllyer nga tifozët madrilenë.

Jonathan Barnett, agjenti i lojtarit, ka folur duke mbrojtur lojtarin e duke kritikuar tifozët.

“Ky brez i tifozëve të Real Madridit do të jenë duke folur për golat e tij, pas pak vitesh”, ka thënë ai. “Pas gjashtë viteve në Spanjë, ai ka fituar çdo gjë dhe është një nga më të mirët në botë. Tifozët duhet t’i puthin këmbët”.

“Sinqerisht, atyre duhet t’iu vijë turp. Bale meriton më shumë respekt, është e turpshme mënyra se si tifozët e kanë trajtuar atë”, ka përfunduar Barnett, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme