Sport

Rivaliteti Prishtina - Feronikeli po bartet edhe në basketboll

Përpos futbollit, rivaliteti mes Prishtinës dhe Feronikelit duket se po bartet edhe në basketboll.

Teksa Prishtina ka dominuar për shumë vjet në basketbollin vendor, Feronikeli si skuadër e re me investime të shumta po bën hapa të mëdhenj drejt hyrjes në Superligë.

Skuadra nga Drenasi sot festoi titullin e Kupës së Kosovës për Ligën e Parë, ndërsa është shumë afër që të hyjë në Superligë me bilanc të qindpërqindtë të fitoreve deri tash pas 14 xhirosh.

Prishtina dhe Feronikeli po ashtu janë dy ekipet rivale për titull sivjet në Superligën e Kosovës në futboll. Pas 20 xhirosh në Superligë, Feronikeli prin me 48 pikë, pesë më shumë se Prishtina.