Sport

Colorado liron Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi është larguar nga Colorado Rapids.

Skuadra amerikane ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin nga Kosova, i cili ka shërbyer në Kombëtaren Shqiptare.

“Ne duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimin e tij në tri sezonet e fundit, duke i uruar më të mirën”, thuhet në njoftimin e skuadrës amerikane.

Gashi te Colorado ishte transferuar në vitin 2016 nga skuadra zvicerane e Baselit.

Në 63 paraqitje, 30 vjeçari ka shënuar 13 gola për Coloradon, transmeton ksp.

Kujtojmë se Gashi ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Kombëtares Shqiptare, që ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.