Hidhet shorti për turneun “Adem Jashari”

Hidhet shorti për turneun “Adem Jashari”

01 March 2019 10:53

Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 2 dhe 3 mars, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar memorial “Adem Jashari”, transmeton Koha.net. 

Pjesëmarrës në këtë turne janë FC Shkupi, FC Prishtina Futsal, FC Drenica Tradita dhe SEEU Futsal nga Tetova.

Ndërkohë në zyrat e Komisionit të Futsallit është bërë tërheqja e short për çiftet gjysmëfinale të këtij turneu.

Kësisoj, të shtunën, më 2 mars në orën 18:30 do të takohen FC Prishtina Futsal – SEEU Tetovë, derisa në orën 20:30, ballafaqohen FC Shkupi – FC Drenica Tradita.

Ndërkaq, të dielën, më 3 mars në orën 18:30 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 20:30 do të luhet finalja e turneut.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme