Sport

Januzaj i gatshëm për Atleticon

Adnan Januzaj do të jetë titullar te Real Sociedadi në ndeshjen kundër Atletico Madridit, që luhet këtë vikend në kuadër të La Ligas.

Gazeta spanjolle "AS" ka njoftuar të mërkurën se Januzaj është rikuperuar nga lëndimi që ia mohoi paraqitjen në duelin e fundit kundër Gironas (0:0), përcjell sot Koha Ditore.

Të mërkurën ka stërvitur bashkë me ekipin. Sociedadi të dielën e pret në shtëpi Atleticon (18:30) në kuadër të xhiros së 25-të.

"Januzaj i është bashkuar ekipit në stërvitje pas lëndimit që pati dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Atletico Madridit", ka shkruar gazeta spanjolle.

24-vjeçari këtë edicion ka pasur telashe më lëndime, pasi i ka munguar Sociedadit në dhjetë ndeshje kampionale. Ai ka një gol e katër asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat deri më tash.