Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Watfordit në Premier Ligë.
Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 5 me 0 në shtëpi, transmeton Koha.net.
Mane shënoi dy golat e parë në minutën e 9 dhe 20 pas asistimeve nga Alexander Arnoldi.
Golin e tretë e shënoi Origi në minutën e 66. Kurse dy golat e fundit i shënoi Van Dijk.
Në vendin e parë Liverpooli tani ka 69 pikë, kurse Watfordi në vendin e tetë i ka 40 pikë.