UEFA konfirmon mbrojtjen e simboleve të Kosovës Foto: Koha

UEFA konfirmon mbrojtjen e simboleve të Kosovës

26 February 2019 10:27

Në “Colovray Sports Centre” në Nyon të Zvicrës do të zhvillohen ndeshjet e Grupit 5 të raundit elitar të kualifikimeve për "Euro 2019" të futbollistëve deri në 17-vjet.

Ndeshjet e grupit 5 është dashur të luheshin në Spanjë, por UEFA ia ka marrë të drejtën e organizimit Spanjës, duke dalë në mbrojtje të prezantimit të Kosovës me simbole të saj, himn e flamur, shkruan Koha Ditore.

Autoritetet spanjolle nuk kanë pranuar që Kosova U-17 në Spanjë të prezantohet me simbole shtetërore dhe për këtë ka ndërhyrë UEFA duke zhvendosur turneun në Zvicër, që i bie të mbahet në terren neutral. Pos Kosovës e Spanjës në Grupin 5 bëjnë pjesë edhe Ukraina e Greqia. Kosova më 25 mars luan ndaj Ukrainës, më 28 mars ndaj Spanjës e më 31 mars ndaj Greqisë.

Federata e Futbollit të Kosovës të shtunën ka njoftuar për vendimin e UEFA-s për t'ia marrë të drejtën Spanjës për organizim të turneut, ndërsa Konfederata Evropiane e Futbollit vetëm të hënën ka dhënë pak më shumë detaje. Ndërkohë nuk ka pasur deri të hënën ndonjë reagim të Federatës së Futbollit të Spanjës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme