Sport

Interi ndalet nga Fiorentina në sekondat e fundit

Foto: Reuters

Fiorentina ka arritur të marrë një pikë në përballje me Interin duke barazuar në sekondat e fundit të takimit.

Ekipet barazuan 3 me 3 në xhiron e 25-të të Serisë A.

Vecino, Politano dhe Perishiq shënuan golat për Interin, teksa Muriel, një autogol i De Vrijit dhe një penalti e konkretizuar nga Jordan Veretout në sekondat e fundit të shtesës ia mohuan fitoren Interit.

Në tabelë, Interi ka 47 pikë në pozitën e tretë, 9 më pak se Napoli që është i dyti dhe 22 prapa Juventusit si lider. Fiorentina është e nënta me 36 pikë.