Lagjja e varfër “Kibera” në periferi të Najrobit nuk duket si vend ku mund të gjesh një sportist ndërkombëtar, mirëpo ylli i Përfaqësueses së Kenias në ragbi me shtatë lojtare, Diana Awino, e quan këtë vend shtëpi të saj.
Niveli i papunësisë në Kibera është 50 për qind dhe vetëm 20 për qind e shtëpive - kryesisht kasolle me mure të baltës - kanë energji elektrike. Është një tualet për 50 shtëpi dhe vetëm së fundmi janë vendosur dy gypa qendrorë të ujit, shkruan sot Koha Ditore.
“Për të mbijetuar, gjëja numër një është të kesh një punë, një punë që paguhet, pasi të duhet të paguash edhe qiranë”, thotë Awino.
“Duhet të ushqesh familjen tënde. Është vërtet e vështirë”. Awino, pjesë e Përfaqësueses së Kenias që fitoi titullin e Afrikës në ragbi shtatëshe në Botsuana vitin e kaluar, është shembulli më i mirë i sakrificës në popullatën 2.5-milionëshe në Kibera.
Ajo jeton me të birin e saj nëntëvjeçar dhe me familjen. Për të realizuar ëndrrën që të luajë për vendin e saj, është dashur të bëjë sakrifica.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)