Sport

Joshua dëshiron përballjen me Wilderin

Descriptive Text

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua ende dëshiron që në të ardhmen të përballet me Deontay Wilder, nëse kampioni i WBC-së nuk arrin të pajtohet për një rimeç me Tyson Furyn, ka thënë promotori Eddie Hearn.

Më 1 qershor Joshua do ta bëjë debutimin e tij në SHBA kur do të përballet me Jarrell Millerin në Madison Square Garden, derisa Wilder ende nuk e ka konfirmuar meçin e tij të radhës, raporton Sky Sports.

Meçi ndërmjet Wilderit dhe Furyt mund të mos ndodhë, e kjo sipas Hearnit mund të shihet edhe si diçka pozitive.

“Mendoj se ndoshta është lajm i mirë për ne, Wilder duhet ta shikojë këtë e të thotë ‘tani meçi im me Furyn me gjasë s’do të ndodhë, prandaj le të ndodhë meçi me Joshuan. Do të doja të shihja Wilderin të ketë një meç e më pas të zhvillohet meçi për titull të botës, nëse Joshua mund ta mposhtë Millerin. Kjo është ajo çfarë duam”, është shprehur Hearn për Sky Sports.