Brenda dhomës së ndenjës në shtëpinë e saj të re, Kikkan Randall mbante një parukë në duart e saj, shkruan NYT.
Flokët e saj janë duke u rritur sërish, por është ende shumë larg që të arrijë atë madhësi deri te shpatullat dhe me një pjesë të ngjyrosur me rozë, me të cilën pamje ishte paraqitur ajo në pjesën më të madhe të karrierës, duke ia kujtuar audiencës së skitarët e cross-country nuk janë të mërzitshëm.
Paruka e bardhë me ata bishta rozë - të cilën e bleu vitin e kaluar në Anchorage - kishte për qëllim që t'i jepte një sens normaliteti pas periudhës së rëndë, përcjell Koha Ditore.
"Është për të qeshur", thotë ajo, ndërsa e vendos parukën në kokë. "Më duket sikur po luaj ato lojëra të fëmijërisë duke u veshur dhe grimuar, siç bënim në fëmijëri, kur e vë këtë parukë".
Vitin e shkuar, pak pasi së bashku me Jessie Digginsin fituan medaljen e parë të artë olimpike për SHBA-në në skijim cross-country dhe medaljen e parë të çfarëdo lloji në këtë sport në 42 vjet për vendin e tyre, Randall mësoi për sëmundjen që bart - kancerin e gjirit.
Me gjithë atë festim të madh në Pyeongchang të Koresë së Jugut, në natën e 21 shkurtit të vitit 2018, kuptimi i Randallit se diçka nuk është në rregull erdhi në një mbrëmje shumë më të qetë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)