Sport

Freiburgut iu shpagua durimi me Abrashin

Foto: Getty Images

Gati për një vit, Amir Abrashi ishte vetëm spektator në ndeshjet që skuadra e Freiburgut i zhvillonte në kuadër të Bundesligës. Por vikendin e shkuar, ai ishte titullar te Freiburgu dhe luajti gjatë tërë ndeshjes në barazimin pa gola kundër Schalkes.

Abrashi me këtë paraqitje konfirmoi kthimin e fuqishëm pas një pauze të gjatë shkaku i lëndimit, ndonëse dëshironte që kjo të shënohej me fitore të skuadrës, ka shkruar uebfaqja "BadenOnline", përcjell Koha Ditore.

"Është dashur ta fitojmë këtë ndeshje", tha mesfushori 28-vjeçar, i cili regjistroi paraqitjen e tij të parë këtë edicion.

Në këtë ndeshje, Abrashi sërish u tregua motor i mesfushës dhe kjo ka bërë që te Freiburgu t'i gëzohen kthimit të tij...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)