Sport

Mustafi e Xhaka ia sigurojnë kualifikimin Arsenalit në Ligën e Evropës

Mustafi e Xhaka ia sigurojnë kualifikimin Arsenalit në Ligën e Evropës

Shkodran Mustafi me një gol dhe Granit Xhaka me dy asistime, i kanë ndihmuar Arsenalit që të kalojë në 1/8 e finales së Ligës së Evropës pasi sonte mposhti Bate Borisovin me rezultat 3 me 0.

Arsenali që po vinte nga humbja në ndeshjen e parë të cilën Bate e fitoi me rezultat minimal, nisi mirë takimin kur Volkov realizoi autogol në minutën e katërt.