Sport

Arsenali synon të shmangë befasinë në Ligën e Evropës

Sot luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës. Në ndeshjet e para, befasinë më të madhe e bëri BATE që mposhti Arsenalin me rezultat 1-0.

Bjellorusët duhet të kalojnë edhe 90 minuta “ferri” në Londër ku duhet të ruajnë epërsinë nëse duan të kalojnë në fazën tjetër.

Ekipet favorite si Chelsea, Napoli, Inter, Leverkusen dhe Valencia pritet të sigurojnë kualifikimin, transmeton kp. 

Deri më tani, kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni e ka siguruar vetëm Sevilla, që të mërkurën pasdite mposhti Lazion 2-0 në ndeshjet e dytë dhe kështu siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Orari i ndeshjeve të Ligës së Evropës (në kllapa rezultati i ndeshjeve të para).

Në ora18:55 luhen këto ndeshje:

Arsenal v BATE Borisov (0-1)

Dinamo Zagreb v Viktoria Plzeň (1-2)

Salzburg v Club Brugge (1-2)

Napoli v Zürich (3-1)

Frankfurt v Shakhtar (2-2)

Valencia v Celtic (2-0)

Villarreal v Sporting CP (1-0)

Zenit v Fenerbahçe (0-1)

Kurse në ora 21:00 luhen këto ndeshje:

Chelsea v Malmö (2-1)

Benfica v Galatasaray (2-1)

Internazionale v Rapid Wien (1-0)

Genk v Slavia Praha (0-0)

Leverkusen v Krasnodar (0-0)

Real Betis v Rennes (3-3)

Dynamo Kyiv v Olympiacos (2-2)