Bayerni e Liverpooli në garë për Dybalan

Bayerni e Liverpooli në garë për Dybalan

18 shkurt 2019 19:10

Paulo Dybala mund të largohet gjatë verës nga Juventusi.

Momentet e vështira në të cilat është duke kaluar argjentinasi këtë sezon te Juve, mund ta shtyjnë lojtarin të largohet nga kampionët italianë.

Situatën e argjentinasit janë duke e monitoruar skuadra të njohura evropiane.

Bayern Munichu dhe Liverpooli janë të gatshëm ta transferojnë lojtarin, transmeton KTV.

Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme