KB Prishtina tregon pse u ndërpre ndeshja me Yllin Foto: Ilustrim

KB Prishtina tregon pse u ndërpre ndeshja me Yllin

16 February 2019 22:48

KB Prishtina përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ndeshja ishte ndërprerë përshkak të hedhjes së mjeteve të forta në parket nga ana e tifozëve të Golden Eagle Yllit.

Ndeshja e sotme që po luhej në Suharekë u ndërpre pasi lojtarët dhe klubi i Yllit refuzuan të kthehen në parket pas kërkesës së delegatit të takimit që salla të zbrazej, transmeton Koha.net.

Prishtina ishte duke udhëhequr me 10 pikë epërsi pas përfundimit të pjesës së parë, 41-51.

“Të nderuar Plisa, adhurues dhe dashamirë të klubit tonë. Ju njoftojmë se ndeshja e sotme Golden Eagle Ylli kundër Z Mobile Prishtina është ndërprerë pas hedhjeve së mjeteve të forta në parket nga publiku suharekas me ç'rast delegati i ndeshjes dhe referët kërkuan zbrazjen e sallës. Me këtë vendim nuk u pajtuan krerët e klubit nga Suhareka, të cilët nuk pranuan ta vazhdojnë ndeshjen. Se cili do të jetë epilogu final i kësaj ndeshjeje mbetet ta presim se çfarë do të vendosë Federata e Basketbollit të Kosovës në bazë të dispozitave të rregulloreve në fuqi përkitazi me këto veprime”, thuhet në postimin e KB Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme