Sport

Kololli shënon golin e nderit në humbjen e Zurichut nga Napoli

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli shënoi golin e nderit në humbjen që e pësoi skuadra e tij Zurichu nga Napoli me rezultat 3 me 1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Kololli realizoi nga penaltia në minutën e 83 dhe vetëm shkriu epërsinë prej tre golave që kishte Napoli në këtë takim, të cilat i realizuan Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Zielinski.