Sport

Chelsea bën hapin e parë drejt fazës së ardhshme në Ligën e Evropës

Foto: Reuters

Chelsea ka mposhtur Malmon si mysafir 1 me 2 në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 së finales për të bërë hap të madh para ndeshjes së kthimit.

“Blutë” realizuan përmes Ross Barkleyt dhe Olivier Giroudit, teksa Anders Christiansen ngushtoi rezultatin dhjetë minuta para fundit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Londër.