Arsenali është befasuar në ndeshjen e parë të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Evropës duke u mposhtur 1 me 0 nga Bate Borisov.
“Topçinjtë” dominuan në ndeshje, por në fund fitore arritën vendasit.
Stanislav Dragun realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 45-të.
Në fund, Arsenali mbeti me një futbollist më pak pasi Alexandre Lacazette u ndëshkua me të kuq.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Londër.