Sport

Andre Silva dëshiron kthimin te Milani, nëse luan titullar

Do të kthehem te Milani, vetëm nëse më premtohet vendi i titullarit, ka deklaruar për Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Sevillas, Andre Silva.

Silva iu bashkua spanjollëve si huazim me të drejtë blerjeje nga Milani verën e kaluar dhe ka shënuar 11 gola me klubin andaluzian, por ish-sulmuesi i Portos, ka shtuar se ende nuk ka përfunduar punën në “San Siro” dhe se i mungon Italia, transmeton KTV.

“A më mungon Italia? Po. Futbolli nuk është sport individual. Mund të kesh pritshmëri, por nuk je vetëm dhe duhet të të ndihmojnë. Jam i lumtur për ecurinë e Milanit. Jam mirë këtu, por jam lojtar i Milanit. Nëse do të zgjidhja të jem titullar te Sevilla dhe të mos luaj te Milani, do të zgjidhja të rri në Spanjë”, ka deklaruar Silva për “Gazzetta dello Sport”.