Sport

Solskjaer: S’kemi luajtur në këtë nivel qe një kohë

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunner Solskjaer pas humbjes nga PSG-ja ka thënë se ishte e dukshme që ekipi i tij nuk ka luajtur në këtë nivel qe një kohë prandaj duhet të mësojë nga këto situata.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje në shtëpi nga PSG-ja me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

“PSG-ja kishte momentumin pas shënimit të golit të parë dhe kontrolloi lojën. Mund ta shihnit se ne nuk kemi luajtur në këtë nivel qe një kohë dhe duhet të mësojmë. Është një përvojë që mund të shkojë në të dyja anët, nuk është definues i sezonit, është njëri prej atyre rasteve prej së cilës duhet të mësosh”, është shprehur ai për BT Sport.

Ai më tutje ka thënë se ekipi do ta kërkojë kualifikimin edhe në Paris, përkundër që mori sonte rezultat negativ.

“Malet janë aty për t’u ngjitur, nuk mund të shtrihesh dhe të thuash ka përfunduar. Ne do të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë dhe të përmirësohemi nga sot”, është shprehur ai.