Sport

Grosha, shtatlarti që iu bashkua pa bujë Kosovës, por që synon shumë

Descriptive Text

Në derbin e ri lokal, që po krijohet në basketbollin kosovar, Ponte Prizreni e mposhti Bashkimin fundjavën e kaluar me shifrat 83:75. Bashkimi është kampion aktual, por pësoi nga Ponte Prizreni, që për herë të parë po luan në elitën e basketbollit kosovar. "Disfata" të tjera i ka shkaktuar Ponte klubit me traditë të qytetit, duke i marrë edhe lojtarë të rëndësishëm. Njëri prej tyre është qendra Ergin Grosha.

Grosha, lojtari me gjatësi prej 211 centimetra, nuk është prej atyre që bëjnë shumë bujë, ndonëse me shtatin që ka dhe kontributin që jep, bie në sy. Ai po e luan edicionin e tretë në basketbollin kosovar, ndërsa në mes dy stinorëve të edicionit aktual kaloi nga Bashkimi te Ponte Prizreni, shkruan sot Koha Ditore.

Në derbin lokal kontribuoi me tetë pikë e shtatë kërcime për 14 minuta sa qëndroi në parket. E kreu detyrën që ia caktoi trajneri Arbnor Rifati, ndërsa nuk pati asnjë tentim të pasaktë. Te Ponte Prizreni, Grosha po luan me mesatare prej 13.3 pikëve e 10.3 kërcimeve. Te Bashkimi në pjesën e parë të edicionit luajti me mesatare prej 7.5 pikëve e 2.9 kërcimeve. Por kishte vetëm nga 14.5 minuta për lojë mesatarisht, që për të nuk ishte hapësirë e kënaqshme. Në Ligën Ballkanike luajti me mesatare prej tetë pikëve 3.5 kërcimeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)