Turqia shkarkon trajnerin

Turqia shkarkon trajnerin

09 February 2019 18:30

Pas rezultateve jo të mira Kombëtarja e Turqisë ka vendosur ta shkarkojë trajnerin rumun, Mircea Lucescu, raporton Reuters që citon NTV.

Në stolin turk pritet të rikthehet pas 15 vitesh, Senol Gunes, transmeton Koha.net.

Lucescu, 73 vjeçar, ishte emëruar trajner i Turqisë në verën e vitit 2017 dhe kishte kontratë deri në qershor 2019, megjithatë balance prej katër fitoresh, 6 barazimeve e 7 humbjeve ka bërë që Federata turke e futbollit të marrë vendim për shkarkimin e tij.

Në anën tjetër Gunes, që aktualisht drejton Beshiktashin, ishte trajner më 2002-2004, kur kombëtarja turke kishte arritur më 2002 në Kupën e Botës të dilte e treta.

Sipas NTV ai do të mbetet trajner i Beshiktashit deri në fund të këtij sezoni.

66 vjeçari ka fituar dy herë ligën turke me Beshiktashin, kurse ka drejtuar më parë edhe Trabzonsporin dhe Bursasporin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme