Distria Krasniqi nis me fitore në Paris Foto: Ilustrim

Krasniqi e argjendtë në Paris

09 February 2019 10:45
17:13

Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit.

Në kategorinë 48 kilogramë ajo u mposht nga japonezja Kondo, transmeton Koha.net.

Kondo e fitoi finalen me Ippon.

15:19

Gjakova ndalet në gjysmëfinale, lufton për të Bronztën

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris dhe tani pritet të luftojë për medaljen e Bronztë.

Gjakova u mposht nga Tsend-Ochir i Mongolisë.

14:56

Krasniqi në finale të Grand Slamit

Distria Krasniqi ka mposhtur Melanie Clementin e Francës për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.

Krasniqi ndeshjen e fitoi në kohën shtesë.

13:59

Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris

Distria Krasniqi ka mposhtur jug-koreanen Kang për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.

Xhudistja kosovare mposhti Kangun me ippon dhe tani në gjysmëfinale pret fituesen e duelit Ami Kondo të Japonisë dhe Ganbatarit nga Mongolia.

13:47

Gjakova siguron gjysmëfinalen, mposht me ippon armenin

Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, duke mposhtur armenin Karapetian në kohën shtesë të takimit.

Gjakova përplasi përtokë Karapetianin për të fituar me ippon.

Në gjysmëfinale do të përballet me Tsend-Ochir.

13:00

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi në çerekfinale të Grand Slamit

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris. 

Gjakova mposhti rumunin Alexandru Raicu në poena shtesë.

Distria Krasniqi që mposhti brazilianen Chibana dhe tani në çerekfinale pret jugo-koreanen Kang.

11:39

Akil Gjakova me fitore kalon në raundin e tretë në Paris

Akil Gjakova ka mposhtur gjermanin Igor Wandtke për të kaluar në raundin e tretë të Grand Slamit në Paris.

Gjakova në raundin e parë ishte i lirë ndërsa gjermanin e mposhti në poenin e artë të kategorisë deri në kategorinë 73 kilogramë.

11:17

Nora Gjakova eliminohet nga Grand Slami në Paris

Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami në Paris pasi është mposhtur nga jug-koreania Jisu Kim në raundin e dytë të garave.

Gjakova u eliminua për pasivitet në raundin e kategorisë deri në 57 kilogramë.

10:45

Distria Krasniqi nis me fitore në Paris

Distria Krasniqi ka nisur me fitore rrugëtimin e saj drejt medaljes në Grand Slamin që po mbahet në Paris. Krasniqi mposhti me ippon garuesen portugeze Joana Diogo në raundin e dytë të garave.

Rol të madh në "teatrin" e famshëm të Parisit kërkojnë tre xhudistët e Kosovës, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

Nora, Distria e Akili do të garojnë të shtunën (sot), në ditën e parë të turneut më të famshëm të xhudos, atij "Grand Slam" të Parisit. Gjithsej në Paris, në arenën që mbledh deri në 14.500 shikues, do të garojnë 573 xhudistë nga 97 vende. Në mesin e tyre ka edhe kampionë olimpikë e kampionë botërorë.

Triumfi eventual në Paris bën vend për xhudistët në elitën botërore të këtij sporti. Këtë e ka përjetuar para një viti Akil Gjakova, që befasoi duke triumfuar në kategorinë deri 73 kilogramë.

Distria Krasniqi i ka dy medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa tani shpreson të bëjë hapin para në kategorinë deri 48 kilogramë. Nora Gjakova nuk ka medalje në Paris, por ajo është bartësja e parë në kategorinë deri 57 kilogramë dhe e gatshme të hapë "llogarinë" e saj në këtë Grand Slam.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme