Sport

Roma i afrohet Interit me fitoren ndaj Chievos

Descriptive Text

Roma ka mposhtur Chievon me rezultat 3 me 0 për t’iu afruar Interit në tabelën e Serie A.

El Shaarawy nisi serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa sulmuesi boshnjak Edin Xheko u përkujdes për rezultatin 2 me 0 në minutën e 18.

Golin e fundit në këtë takim e realizoi Alexander Kolarov në minutën e 51-të.

Me këtë fitore Roma tubon 38 pikë, dy më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.