Behrami në dyshim për ndeshjen me Torinon

Behrami në dyshim për ndeshjen me Torinon

08 February 2019 10:38

Skuadra e Udineses pritet të paraqitet pa kapitenin Valon Behrami në ndeshjen e radhës kundër Torinos, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Behrami në stërvitje ka lënduar muskulin e këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje t'i ndihmojë Udinenes që të dielën luan në udhëtim, transmeton Koha Ditore.

Behrami, 33-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe deri më tani ka regjistruar 17 paraqitje në Serie A, duke realizuar edhe një gol. Pas 22 javëve të zhvilluara, Udinese zë vendin e 16-të në tabelë, me 19 pikë të tubuara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme