Sport

Prishtina përball klubit italian në Fiba Europe Cup

Descriptive Text

Pasi siguroi një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në Fiba Europe Cup, Z Mobile Prishtina ka mësuar rivalin me të cilin do të përballet në fazën e eliminimit në këtë garë evropiane.

Klubi nga kryeqyteti do të përballet me ekipin italian Pallacanestro Varese.

Ndeshja e parë ndaj Vareses do të zhvillohet më 6 mars në Prishtinë ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.

Ekipi Pallacanestro sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e gjashtë të ligës italiane ndërsa është kampion i dhjetëfishtë i Italisë.

Image