Shiffrin pritet të shkëlqejë, ndërsa Vonn e Svindal do të largohen

Shiffrin pritet të shkëlqejë, ndërsa Vonn e Svindal do të largohen

04 shkurt 2019 11:01

Skitarja legjendare amerikane Lindsey Vonn do të tentojë edhe një herë që të durojë dhembjet në trup për t'u lëshuar për herë të fundit para se të pensionohet, ndërsa edhe norvegjezi Aksel Lund Svindal është i gatshëm të pensionohet nga skijimi alpin në Botërorin që nis në Suedi të martën.

Lamtumira e dy gjigantëve të sportit të skijimit alpin, që kanë pasur karrierë të gjatë me plotë sukses, por edhe me lëndime të shumta, do të jetë në qendër të Botërorit që do të mbahet gjatë dy javëve në Are të Suedisë.

Sa u përket triumfeve, austriaku Marcel Hirscher dhe amerikanja Mikaela Shiffrin pritet të dominojnë.

Hirscher dhe Shiffrin kanë qenë dominues në Kupën e Botës të skijimit alpin. Hirscher, 29-vjeçar, në Suedi po udhëton me dhjetë fitore këtë stinor, ndërsa Shiffrin me 13 sosh. Ata do të jenë skitarët që duhet të mposhten nga të tjerët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme