Derbi i vlefshëm për pozitën e dytë

Derbi i vlefshëm për pozitën e dytë

02 February 2019 12:48

Me Prishtinën të shkëputur ndjeshëm, gara kryesore në Superligën e Kosovës në basketboll ka mbetur ajo për pozitën e dytë, që njëjtë si pozita e parë siguron kalimin direkt në gjysmëfinale të plejofit.

Një ndeshje me peshë në garën për vend të dytë do të zhvillohet të dielën në Suharekë. Në derbin e xhiros së 17-të, nga ora 17:00 takohen Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci. Aktualisht Ylli është i dyti në tabelë me 27 pikë, ndërsa Rahoveci i treti me 26 pikë. Më prapa kanë mbetur Bashkimi me 24 pikë e Ponte Prizreni e Trepça me nga 23 pikë. Z Mobile Prishtina i ka fituar të gjitha 16 ndeshjet dhe prin me 32 pikë.

Të gjitha këto gjashtë skuadra tashmë janë thuajse në plejof, që nis me përballjet e skuadrës së vendit të tretë me të gjashtin dhe të katërtit me të pestin. Më pas fituesit luajnë në gjysmëfinale me të parin e të dytin. Në Superligë janë edhe Lipjani e Borea që i kanë nga 18 pikë dhe pritet të luftojnë për të shmangur rënien nga elita.

Ylli po kalon periudhë të mirë pasi fitoi dy ndeshjet e para të stinorit pranveror, në udhëtim ndaj Bashkimit dhe Trepçës. Ndërkohë Rahoveci fitoi ndaj Boreas, por më pas pësoi nga Bashkimi.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme