Messi insiston se Barça është e përkushtuar për “tripletë”

Messi insiston se Barça është e përkushtuar për “tripletë”

01 February 2019 08:58

Lionel Messi ka insistuar se Barcelona nuk heq dorë nga ndonjë garë, pasi që skuadra katalonjase të mërkurën mbrëma u kthye nga disavantazhi për të eliminuar Sevillan në çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Pas disavantazhit 2:0 nga ndeshja e një jave më parë, skuadra e Ernesto Valverdes triumfoi thellë 6:1 në shtëpi, ku Messi shënoi golin e fundit të ndeshjes, ndërsa dy gola i shënoi Philippe Coutinho e nga një Ivan Rakitiq, Sergio Roberto e Luis Suarez, përcjell sot Koha Ditore.

Barcelona ka fituar katër herët e fundit Kupën e Spanjës dhe është rrugës së mbarë për të fituar edhe trofeun e pestë. Messi ka insistuar se Kupa e Spanjës është prioritet siç janë La Liga dhe Liga e Kampionëve.

"Ishte thënë se ne kemi hequr dorë nga kupa apo se nuk duam ta fitojmë atë. Ndoshta mesazhi im ishte keqinterpretuar në fillim të stinorit. Skuadra dëshiron të luftojë në tri frontet, pasi gjithmonë çdo vit është obligim i Barcelonës. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjëra", ka thënë Mesi për "Barca TV"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme