Sport

Neymari mungon ndaj Unitedit në Champions

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, pritet të mungojë deri në 10 javë shkaku të lëndimit që pësoi në nyje të këmbës.

PSG-ja përmes një deklarate për media, ka konfirmuar se braziliani do të mungojë në dy ndeshjet kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Neymari pësoi lëndimin në fitoren 2 me 0 ndaj Strasbourgut më 23 janar.

“Paris Saint-Germaini i dërgon përkrahje dhe kurajë Neymarit në tejkalimin e këtij lëndimi. Kurajë dhe vendosshmëri të cilën e ka treguar gjithmonë lojtari”, thuhet në deklaratën e PSG-së.