Barça bindi De Jongun me mesazhet e Neymarit

Barça bindi De Jongun me mesazhet e Neymarit

27 January 2019 16:43

Shefat e Barcelonës i kanë treguar transferimit të ri Frenkie de Jong mesazhet e Neymarit drejt miqve të tij, ku kishte treguar sa pishman është për largimin te PSG-ja, për ta bindur lojtarin t’i bashkohet katalonasve.

Sipas “AS”, braziliani u kishte thënë miqve se është shumë i palumtur për mungesën e rivalitetit në Francë dhe se është pishman që u largua nga Barça drejt PSG-së më 2017.

Këto mesazhe raportohet se kanë bindur holandezin të zgjedhë Barçën para kampionit francez.

Mesfushori u transferua te Barça në afatin e janarit, ndërsa do t’i bashkohet klubit në korrik. Ai i kushtoi klubit 75 milionë euro, plus 11 tjera bonuse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme