Sport

Muriq, portieri i ndeshjeve të Kupës që e ka në qejf Guardiola

Muriq, portieri i ndeshjeve të Kupës që e ka në qejf Guardiola
 

Ishte gushti i vitit 2018 kur një britmë e madhe u dëgjua në kampin "Etihad", ku po stërviteshin lojtarët e Manchester Cityt. Shumë shpejt, futbollistët e Cityt kuptuan se ndodhi diçka e keqe.

Trajneri Pep Guardiola dhe lojtarët vrapuan drejt bashkëlojtarit, i cili ishte shtrirë në tokë nga dhimbjet. Lojtari i pafat ishte portieri Claudio Bravo që sapo kishte këputur ligamentin. Dhe, papritmas te kampioni i Anglisë u paraqitën telashe për pozitën e portierit të dytë. Portier i parë ishte dhe është Edersoni, por zëvendësi i tij duhej gjetur, pasi Joe Hart e Angus Gunn ishin liruar kohë më parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Goal.com.