Sport

Kosova U19 poshtëron San Marinon në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futsall ka debutuar me sukses në arenën ndërkombëtare, pasi në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian e ka mposhtur San Marinon, me rezultat 11:2.

Të përzgjedhurit e Suad Keçit kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë të këtyre parakualifikimeve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për t’u kualifikuar tutje.

Golat për Kosovën i shënuan Dragusha (7’, 8’), Berbatovci (10’), Maxharraj (15’, 19’, 21’, 32’, 36’), Michelotti (23’-ag), Mataj (30’) dhe Aliu (34’).