Trajneri Krunoslav Krajnoviq insiston se ende nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarët e KB Bashkimit për shkëputjen e kontratës, ndonëse më herët klubi nga Prizreni kishte njoftuar për lirimin e tij.
Krajnoviq që mori drejtimin e kampionit në fuqi para fillimit të këtij edicioni është ende në Prizren, por ka një javë që nuk po i mbanë stërvitjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Marrëveshja mes meje dhe Bashkimit nuk është arritur dhe me klubin kam ende kontratë valide. E vërteta është se më 14 janar, të hënën mbrëma më kanë pamundësuar t'i mbajë stërvitjet edhe pse kam qenë i pranishëm në ato stërvitje deri më deri më 16 kur para ndeshjes me Teutën kam marrë një dokument nga klubit që nuk kam më nevojë të jem i pranishëm në stërvitje apo lojë", ka thënë shkurt Krajnoviq për "koha.net".
Ai në dy ndeshjet e fundit nuk e ka udhëhequr Bashkimin, të cilat i ka humbur nga Teuta në Ligën Ballkanike dhe Golden Eagle Ylli në kuadër të Superligës së Kosovës.