Sport

Bajraliu dhe Rushiti, tenistët më të mirët të vitit 2018

Descriptive Text

Granit Bajraliu dhe Arlinda Rushiti janë zgjedhur tenistët më të mirë të vitit 2018, nga Federata e Tenisit e Kosovës.

Tenisti i klubit Rilindja nga Prishtina, Bajraliu, ka arritur disa rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare. Sukseset nuk i munguan as Rushitit që jeton në Zvicër, por që përfaqëson Kosovën, transmeton KTV.

FTK-ja ka përzgjedhur edhe më të mirët në të dyja konkurrencat për U12, U14 dhe U16, me talenten e tenisit Vesa Gjinaj, e cila ishte më e mira në konkurrencat U14 dhe U16.

Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi, Edon Ademit të klubit të tenisit Rilindja nga Prishtina. Rilindja fitoi edhe epitetin e klubit më të mirë për vitin e shkuar. Punëtori sportiv u shpall Vërshim Hatipi, kurse arbitri i vitit 2018, Arzen Rifati.

Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi pret që në vitin 2019, sukseset të jenë edhe më të mëdha se në vitin 2018.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së më të mirëve, u ndanë çmime edhe për fituesit e topit të kuq, portokalltë dhe gjelbër.