Higuaini edhe më afër Chelseat Foto: Reuters

Higuaini edhe më afër Chelseat

16 January 2019 19:41

Gonzalo Higuain ka qenë futbollisti i vetëm që ka munguar në fotografinë e ekipit të Milanit para Superkupës së Italisë, që i shton edhe më shumë spekulimet për një largim të tij të mundshëm drejt Chelseat.

Milani i ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Twitter” duke e falënderuar Princin e Arabisë Saudite dhe Presidentin e Përgjithshëm të Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, transmeton KTV.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sulmuesit, duke thënë se argjentinasi ka qenë nën përkujdesje fizike kur është bërë fotografia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme