Sport

Alexander-Arnold mungon një muaj

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, do të mungojë deri një muaj për shkak të një lëndimi në gju.

20-vjeçari u lëndua para përballjes me Brightonin të shtunën. Ai u paraqit në ndeshje, por testimet kanë nxjerrë se ai mund të mungojë deri në katër javë.

Mungesa e tij pritet t’i sjellë probleme Jurgen Kloppit, që për disa javë u përball me mungesat e Joe Gomezit dhe Joël Matipit.

Arnoldi tash pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Crystal Palacet, Leicesterit, West Hamit dhe Bournemouthit.